DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon uron Presidentin Thaçi për dhjetë vjetorin e pavarësisë

Anëtarja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Letra e plotë : Shkëlqesia JuajI nderuari President,Po ju shkruaj me rastin e afrimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.Për fat të keq, unë nuk do të kem mundësi të marrë pjesë në këtë festë, e cila do të mbahet në Prishtinë më 18 shkurt, për shkak të angazhimeve të caktuara paraprakisht.Shfrytëzoj rastin t’ju uroj juve dhe popullit tuaj dekadën e parë të shtetësisë suaj. Nuk ishte një rrugë e lehtë dhe sigurisht kërkonte shumë guxim, forcë dhe durim.Ende ka shumë sfida me të cilat duhet përballur para se qytetarët kosovarë të marrin atë që meritojnë. Dhe udhëtimi pa viza është – së bashku me Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë – sigurisht një prioritet. Ju siguroj se do të vazhdoj të mbështesë liberalizimin e vizave për Kosovën në poziten time si Raportuese e Parlamentit Evropian. Megjithatë, për të qenë e pajisur mirë për këtë përpjekje në Parlamentin Evropian, kam nevojë për angazhim të qartë dhe marrëveshje të fortë nga ana e Kosovës për dy kushte të mbetura. Unë sinqerisht shpresoj se do të dëgjoj lajme të mira nga Kosova për këtë sa më shpejtë që është e mundur.Ju uroj juve dhe popullit tuaj shumë dekada të suksesshme, ku Kosova do të tregojë qëndrim të pjekur në bashkësinë ndërkombëtare, angazhim serioz për anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe qëndrim miqësor dhe të ndershëm në kontekstin rajonal.Ju lutem pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.Sinqerisht,Tanja FajonAnëtare e Parlamentit Evropian 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.