presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Anëtarët e rinj të KQZ-së betohen para presidentit Thaçi

Prishtinë, 6 shkurt 2020 – Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka kompletuar përbërjen e re të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sipas propozimeve të Grupeve Parlamentare dhe të partive politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, sot e kanë dhanë betimin para presidentit Thaçi se do t’i kryejnë me nder detyrat e tyre.“Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot e dhanë betimin se do t’i kryejnë në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme të gjitha detyrat e tyre”, ka thënë presidenti Thaçi.Këta janë anëtarët e rinj të Komisionit Qendror Zgjedhor, të cilët dhanë betimin para presidentit Thaçi:1.   Sami Kurteshi, VV2.   Alim Rama, VV3.   Sami Hamiti, LDK4.   Arianit Elshani, PDK5.   Ibrahim Selmanaj, AAK6.   Nenad Rikalo, Iniciativa Qytetare Lista Serbe7.   Eshref Vishi, Koalicioni Nisma-AKR-PD8.   Cemailj Kurtisi, Koalicioni VAKAT9.   Rifat Krasnic, KDTP10.  Artan Asllani, PAI

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.