I nderuari Ambasador, Andrew Sparkes
Më lejoni t’ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta dhe të popullit të Kosovës për ndarjen nga jeta të bashkëkombësit Tuaj, Lordit Russell-Johnston, ish-kryetar i Kuvendit Parlamentar të Këshillit të Evropës dhe emisar për Kosovën.Lordi Johnston ka qenë një luftëtar i jashtëzakonshëm për lirinë e popujve, për drejtësinë, paqen dhe humanizmin, prandaj vdekja e tij është një humbje e madhe për të gjithë ne që e kemi njohur dhe kemi pasur fatin të bashkëpunojmë me të.Qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kosovës do ta kujtojnë gjithmonë me nderimin më të lartë Lordin Johnston. Ai ka qenë një mik i afërt i Presidentin tonë historik, dr. Ibrahim Rugova, si dhe një përkrahës i përkushtuar i përpjekjeve tona të gjata për liri dhe pavarësi.Në këto çaste pikëllimi, ju lutem z. Ambasador, ua përcillni dhembjen tonë të thellë edhe familjes së Lordit Johnston dhe institucioneve të vendin Tuaj.Zoti e bekoftë Lordin Johnston!Me respekt, Dr. Fatmir Sejdiu,President i Republikës së Kosovës