Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër (e premte, 4 nëntor) Nesër në orën 10:00, presidenti Thaçi do t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore. Vendi: Salla C 301 Në orën 11:00, presidenti Thaçi pret në takim 30 të rinj të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), nga Kosova dhe Serbia. Vendi: Salla C 301 Në orën 14:00, presidenti Thaçi pret në takim komandantin e FSK-së, Rrahman Rama, së bashku me pjesëtarët e FSK-së që garuan në “Cambrian Patrol” të Britanisë së Madhe. Vendi: Kabineti i Presidentit Në këto takime, mediet do të lejohen të marrin pamje. Mirëpresim ekipet tuaja!