Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër (e premte, 11 nëntor) Në orën 10:00, presidenti Thaçi do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Misioni i OSBE-së në Kosovë, ku do të bëhet publikimi i fushatës informuese për pakot e ligjeve për të drejtat e njeriut. Vendi: Swiss Diamond Në orën 11:00, presidenti Thaçi do t’i takojë përfaqësuesit e subjekteve politike për të diskutuar për reformën zgjedhore. Vendi: Salla C 301Në orën 13:15, presidenti Thaçi pret në takim Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë, Johannes Hahn. Vendi: Kabineti i Presidentit Në orën 14:30, presidenti Thaçi pret në takim një delegacion të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Kosovë të kryesuar nga Ruud Vermeulen. Vendi: Kabineti i Presidentit Mirëpresim ekipet tuaja!