Agjenda mediale e presidentit Thaçi për nesër, 17 maj Nesër, e martë (17 maj), në orën 09:00, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në hapjen e Konferencës për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës. Vendi: Swiss Diamond Gjithashtu, në orën 12:45, presidenti Thaçi pret në takim Komisionerin Evropian për Politikën e Fqinjësisë Evropiane dhe Negociatat e Zgjerimit, Johannes Hahn (pamje dhe deklarata). Vendi: Kabineti i Presidentit Mirëpresim ekipet tuaja!