presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Agjenda e vizitës shtetërore të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në Republikën e Kosovës

Agjenda e vizitës shtetërore të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në Republikën e Kosovës
 
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z.Bujar Nishani do të qëndrojë për vizitë shtetërore në vendin tonë.
 
Më poshtë po e japim agjendën e vizitës së Presidentit Nishani:
 
E enjte, 30 gusht 2012:
 
10:00 – Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, pret në takim z.Bujar Nishani, President i Republikës së Shqipërisë.
 
Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101
 
Shënim: Mediat do të marrin pamje gjatë pritjes solemne në hyrjen kryesore të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës dhe në fillim të takimit, ndërsa pas takimit Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Nishani do të kenë një konferencë të përbashkët për media.
 
11:10 – Presidenti Nishani takohet me z.Hashim Thaçi, Kryeministër i Republikës së Kosovës.      
Vendi: Kabineti i Kryeministrit.
 
Shënim: Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit.
 
11:40 – Presidenti Nishani takohet me z. Isa Mustafa, Kryetar i Prishtinës.
Vendi: Komuna e Prishtinës.
 
Shënim: Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit.
 
12:05 – Presidenti Nishani takohet me Kryetarin e Parlamentit, z.Jakup Krasniqi.
Vendi: Kabineti i Kryetarit të Kuvendit.
 
Shënim: Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit.
 
12:30 – Seancë solemne e Kuvendit të Kosovës për nder të Presidentit Nishani.
 
12:50  – Homazhe te varri i Presidentit Rugova dhe vizitë në Familjen Rugova.
 
16:55 – Presidenti Nishani viziton Kishën Katolike në Binçë të Vitisë.
 
E premte, 31 gusht 2012
 
10:00 – Presidenti Nishani mban një ligjëratë në Universitetin AAB.
 
12:05 – Homazhe te Kompleksi Memorial “Adem Jashari” dhe vizitë në familjen Jashari.
 
15:10 – Vizitë në Manastirin e Deçanit.
 
16:00 – Homazhe te Varrezat dhe vizitë në familjen Haradinaj në Gllogjan.
 
17:00 – Vizitë në Prizren, në Kompleksin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në Xhaminë e Sinan Pashës.
 
*****
 
Gjatë vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës, Presidenti Nishani shoqërohet nga zonja e parë, Odeta Nishani, e cila do të zhvillojë këto aktivitete:
 
E enjte, 30 gusht 2012:
 
10:30 – Vizitë në Shpellën e Gadimes.
 
11:40 – Vizitë SOS fshatit të fëmijëve në Prishtinë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.