presidenca-logo
DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës së Sllovenisë, z. Borut Pahor

Agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës së Sllovenisë, z. Borut Pahor
 
Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, zonjës Atifete Jahjaga, më 10-11 shtator 2013, për vizitë shtetërore në Republikën e Kosovës vjen Presidenti i Republikës së Sllovenisë, z. Borut Pahor.
 
Presidentja Jahjaga do ta presë Presidentin Pahor me ceremonitë më të larta shtetërore.
 
Përveç takimit me Presidenten Jahjaga, Presidenti Pahor do të takohet edhe me drejtues të institucioneve të Kosovës, si dhe me drejtues të misioneve ndërkombëtare në Kosovë.
 
Më poshtë, agjenda e takimeve:
 
Presidentja Jahjaga organizon ceremoninë zyrtare të pritjes së Presidentit Pahor.
 
Dita: E martë, 10 shtator
Koha: 17:30
Vendi: Sheshi “Ibrahim Rugova”
 
Shënim: Mediat duhet të jenë në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës më së voni deri në orën 16:45.
 
 
*****
 
Presidentja Jahjaga zhvillon takim me Presidentin Pahor.
 
Dita: E martë, 10 shtator
Koha: 17:50
Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101
 
Shënim: Mediat do të marrin pamje në fillim të takimit.
 
*****
 
Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pahor drejtojnë takimin e dy delegacioneve shtetërore.
 
Dita: E martë, 10 shtator
Koha: 18:05
Vendi: Kuvendi i Kosovës, C-301
 
Shënim: Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
 
Pas takimit, Presidentja Jahjaga dhe Presidenti Pahor mbajnë një konferencë për media

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.