Agjenda e Presidentit Sejdiu për ditën e enjte, 8 korrik 2010 Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu do të takojë ish-Kryeministrin e Britanisë së Madhe, z. Tony Blair. Me këtë rast, Presidenti Sejdiu do t’i dorëzojë atij Medaljen e Artë të Lirisë, me të cilën e pati dekoruar Presidenti Rugova më 12 qershor 2004. Pas takimit, Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Blair do të kenë një konferencë të përbashkët me gazetarë. Dita: e enjte, 8 korrik 2010Ora: 19:20Vendi: Kabineti i Presidentit të Republikës, C-101 * * * Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu do të shtrojë darkë për ish-Kryeministrin e Britanisë së Madhe, z. Tony Blair.Nga ky takim mund të merren vetëm pamje!Dita: e enjte, 8 korrik 2010Ora: 20:10Vendi: Restoranti “Rron” (në fshatin Hajvali)