Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 13 shtator
Në kuadër të Ditëve të Trashëgimisë Kulturore 2014, Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me ambasadorin britanik në Kosovë, Ian Cliff, Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar dhe Shefin e Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë, Tim Cartwright, do të vizitojnë disa monumente kulturore e fetare në rajonin e Pejës. Udhëtimi nga Prishtina për në Pejë do të bëhet me tren.
Para nisjes, Presidentja Atifete Jahjaga, z. Samuel Zbogar dhe ambasadori Ian Cliff do të japin deklarata për media.
Dita: E shtunë, 13 shtator
Koha: 08:30-09:00
Vendi: Stacioni i trenit në Prishtinë