Agjenda e Presidentes Jahjaga për datën 12 janar 2016
Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, së bashku me drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomik Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, do të zhvillojë vizita në disa komuna të Kosovës, me qëllim të përkrahjes së zhvillimit ekonomik lokal dhe përkrahjes së investimeve të huaja në vendin tonë.
Në fillim të këtij aktiviteti, Presidentja Jahjaga do të japë një deklaratë për media.
Dita: E martë, 12 janar
Koha: 09:00
Vendi: Kabineti i Presidentes, C-101
Nesër, Presidentja Jahjaga do të vizitojë komunën e Klinës (10:00), të Istogut, të Pejës, të Deçanit dhe të Junikut.