Kosova është prijëse e zhvillimeve teknologjike dhe shteti me konkurueshmërinë më të madhe në fushën e IT-së në rajon. Për këtë qëllim, Presidentja u ndau medalje të meritave dhe çmime për inovacion kompanive pioniere të teknologjisë informative në Kosovë. Këto kompani, me vullnetin e tyre të fortë dhe aftësitë e tyre të larta inovative, kanë hapur shtigje të reja dhe kanë bërë Kosovën një faktor të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare në fushën e teknologjisë informative.
Kompanitë ICK dhe Gjirafa u dekoruan me Medaljen Presidenciale të Meritave, ndërkaq Çmimi për Inovacion i është ndarë kompanive: e Stikk, Venture UP, Solaborate, Linkplus, Shkolla Digjitale, UCX, Labbox, Bonevet, Cacttus Education, Open data Kosova dhe Appdec.