Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në mëngjesin e sotëm ka pritur një grup nxënësish të moshave 8-12 vjeç nga disa shkolla të Kosovës, me të cilët ka bashkëbiseduar për librin.
Statusi i plotë i Presidentes Osmani:
Në mëngjesin e sotëm kishim një bashkëbisedim fantastik për librin me nxënës të moshave 8-12 vjeç nga disa shkolla të Kosovës.
Leximi i librave nxit mendimin kritik te fëmijët, me të cilin ata i qasen problemeve në përpjekje për të gjetur zgjidhje. Sa më shumë lexim librash, e ardhme më e ndritshme për fëmijët tanë dhe për shtetin tonë.










