Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga priti sot në takim ambasadorin e Norvegjisë në vendin tonë, z. Sverre Johan Kvale, i cili është në përmbyllje të misionit të tij në Kosovë.
Presidentja Jahjaga tha në takim se çmon shumë përkrahjen e Norvegjisë për Kosovën. Roli i Norvegjisë në rajon, tha ajo, është në përkrahje të paqes, stabilitetit dhe prosperitetit. Kosovës i nevojitet përkrahje që të mos mbetet e izoluar dhe ne e falënderojmë Norvegjinë për ndihmën e tyre në këtë drejtim, theksoi Presidentja Jahjaga. Ajo gjithashtu shtoi se e ardhmja e tërë rajonit, përfshirë Republikën e Kosovës, është në BE dhe NATO. Ambasadori i Norvegjisë në vendin tonë, z. Sverre Johan Kvale, u shpreh i kënaqur që ka shërbyer në Kosovë, duke përfaqësuar vendin e tij. Ai shtoi se Norvegjia do ta përkrahë Kosovën me programe zhvillimore, duke e ruajtur nivelin e mbështetjes së tanishme. Norvegjia do ta përkrah Kosovën në rrugën e liberalizimit të vizave dhe integrimit evropian, theksoi ambasadori Kvale.
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: SR
