...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Kosovën, Dirk Schuebel

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim Dirk Schuebel, Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Kosovën dhe njëherësh Shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

U.D. Presidentja Haxhiu i uroi z. Schuebel mirëseardhje në Kosovë dhe suksese në mandatin e tij të ri.

Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale në vend, perspektivën evropiane të Kosovës, procesin e reformave dhe bashkëpunimin e mëtejmë me Bashkimin Evropian.

“Orientimi euroatlantik i Republikës së Kosovës është i palëkundur. Vendi ynë mbetet i përkushtuar ndaj sundimit të ligjit, reformave dhe avancimit të procesit të integrimit evropian”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo nënvizoi se Kosova e vlerëson lart partneritetin me Bashkimin Evropian dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit gjatë mandatit të z. Schuebel.

This site is registered on wpml.org as a development site.