...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim lamtumirës Shefen në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim lamtumirës Shefen në detyrë të BE-së në Kosovë, Eva Palatova.

U.D. Presidentja Haxhiu e falënderoi znj. Palatova për bashkëpunimin dhe angazhimin e saj gjatë shërbimit në Kosovë, si dhe vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Bashkimit Evropian për proceset e rëndësishme të vendit.

Gjatë takimit, U.D. Presidentja Haxhiu theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Bashkimin Evropian dhe të avancimit të mëtejmë të Kosovës në rrugën e saj evropiane.

Ajo i uroi znj. Palatova suksese në angazhimet e saj të ardhshme.

This site is registered on wpml.org as a development site.