...

U.D. Presidentja Haxhiu priti sot pjesëmarrësit e Seminarit të 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot pjesëmarrësit e Seminarit të 44-të Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, mes tyre studiues, përfaqësues të bashkësive historike shqiptare dhe bashkëpunëtorë shumëvjeçarë të Seminarit nga Kroacia, Italia, Bullgaria, Austria dhe Siria.

U.D. Presidentja Haxhiu ka thënë se shumë prej tyre kanë vite që vijnë në Prishtinë për Seminarin dhe që, nga vendet ku jetojnë e punojnë, i kushtohen gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare.

“Vlerësova veçanërisht punën e tyre për ruajtjen dhe kultivimin e gjuhës dhe të trashëgimisë shqiptare, si dhe bashkëpunimin me qendrat e albanologjisë dhe komunitetet shqiptare jashtë vendit. Biseduam për ruajtjen e të folmeve arbëreshe dhe arbëneshe, forcimin e studimeve shqiptare në universitetet evropiane, digjitalizimin e trashëgimisë gjuhësore dhe vendin e shqipes në teknologji dhe inteligjencën artificiale”, ka theksuar U.D. Presidentja Haxhiu.

Në fund, U.D. Presidentja Haxhiu i ka falënderuar për punën shumëvjeçare që bëjnë për gjuhën dhe kulturën shqiptare.

This site is registered on wpml.org as a development site.