Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se sot në Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pata kënaqësinë të jem në Kampin Bondsteel, së bashku me pjesëtarët e Grupit për Mbështetje në Ballkan, për ta ndarë me ta këtë ditë të veçantë dhe festive.
Sipas U.D. Presidentes Haxhiu, katër korriku na kthen te një nga parimet më fisnike të demokracisë, te vullneti i popullit si burim i lirisë dhe i pushtetit.
Ajo tutje ka thënë se për ne në Kosovë, kjo datë është e pandashme nga miqësia me Shtetet e Bashkuara, të cilat na janë gjendur pranë në çastet më të rënda dhe më përcaktuese të historisë sonë.
U.D. Presidentja Haxhiu, ushtarëve dhe qytetarëve amerikanë ua ka përcjellë urimet më të përzemërta për 250-vjetorin e Pavarësisë, bashkë me mirënjohjen për aleancën që na ka bashkuar në të kaluarën dhe vazhdon të na prijë drejt së ardhmes.
















