...

U.D. Presidentja Haxhiu vizitoi Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ku u pritë nga drejtori, z. Petrit Ajeti, dhe zyrtarë të tjerë të Agjencisë.

Me këtë rast, U.D. Presidentja Haxhiu u njoh nga afër me punën, organizimin dhe prioritetet e këtij institucioni kyç për sigurinë e Republikës së Kosovës.

Ajo ka shprehur vlerësimin për profesionalizmin dhe përkushtimin e zyrtarëve të AKI-së në mbrojtje të sigurisë dhe interesave shtetërore.

U.D. Presidentja Haxhiu tha se fuqizimi i kapaciteteve të saj dhe bashkëpunimi ndërinstitucional mbeten thelbësore për një Republikë të sigurt dhe të përgatitur për sfidat e së ardhmes.

This site is registered on wpml.org as a development site.