U.d. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim lamtumirës Shefin e EULEX-it, Gjeneralmajor Giovanni Pietro Barbano, me rastin e përmbylljes së mandatit të tij në Kosovë.
Presidentja Haxhiu e falënderoi z. Barbano për angazhimin gjatë shërbimit të tij dhe për rolin e tij në kuadër të mandatit të EULEX-it në mbështetje të sundimit të ligjit dhe institucioneve të drejtësisë.
Ajo vlerësoi qasjen korrekte dhe profesionale të z. Barbano dhe i uroi suksese në detyrat dhe angazhimet e ardhshme.



