Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, e ka dekoruar pas vdekjes akademik Rexhep Qosjen me titullin “Nderi i Republikës së Kosovës”.
“Rexhep Qosja ishte një nga figurat më të rëndësishme të letërsisë, shkencës dhe mendimit shqiptar. Me veprën e tij të gjerë, me qëndrimin e tij publik dhe me përkushtimin ndaj çështjeve të mëdha të kombit, ai la gjurmë të thella në kulturën shqiptare dhe në vetëdijen tonë kombëtare”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.
Sipas saj, ky titull është shenjë mirënjohjeje për një jetë të tërë në shërbim të dijes, lirisë dhe dinjitetit kombëtar.
“I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, ka thënë U.D. Presidentja Haxhiu.

