U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se me dhimbje të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të një babai dhe dy fëmijëve nga zjarri që ndodhi sot në Malishevë.
Në këto çaste të rënda, u.d. Presidentja Haxhiu, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe të afërmit e viktimave.
Ajo më tej ka thënë se ndajmë dhimbjen me ta dhe lutemi që të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
