...

U.D. Presidentja Haxhiu priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati

U.D. Presidentja e Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

U.D. Presidentja Haxhiu dhe e Ngarkuara me Punë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati, diskutuan për zhvillimet aktuale politike në vend, bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe për rëndësinë e partneritetit tonë strategjik për forcimin e institucioneve demokratike, atyre të sigurisë dhe perspektivës euroatlantike të vendit.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.