...

Presidentja Osmani: Në Lybeniq, forcat serbe masakruan edhe fëmijët në djep, gratë shtatzëna dhe të moshuarit e palëvizshëm

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në 27 vjetorin e Masakrës së Lybeniqit.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Lybeniq, forcat serbe masakruan edhe fëmijët në djep, gratë shtatzëna dhe të moshuarit e palëvizshëm. Aty u dëshmua sërish se qëllimi i regjimit gjenocidal të Serbisë ishte shfarosja e popullit tonë.

Por nuk ia arritën! Sot, familjarët e të vrarëve në Lybeniq, ndërmjet dhimbjes dhe krenarisë, kanë edhe amanetin për ta ruajtur shtetin e ndërtuar mbi sakrificë, siç e kemi edhe secili prej nesh. Lybeniqi mbetet plagë e hapur në kujtesën tonë kolektive, por edhe dëshmi e qëndrueshmërisë sonë dhe e çmimit të lirisë.

Drejtësia për viktimat është detyrim moral, njerëzor dhe shtetëror.

Lavdi e përjetshme për martirët dhe dëshmorët e Lybeniqit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.