...

Presidentja Vjosa Osmani kujton masakrën ndaj familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

Më 28 mars 1999, në Podujevë, 16 anëtarë të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu, gra dhe fëmijë të pafajshëm, u shuan mizorisht nga forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë.

Kjo masakër mbetet dëshmi e egërsisë së një regjimi që nuk kurseu as jetët më të pambrojtura. Fëmijët që duhej të rriteshin në paqe, dhe gratë që mbanin familjet, u vranë barbarisht vetëm pse ishin shqiptarë.

Dhimbja për ta është e përhershme, ndërsa drejtësia për krime të tilla mbetet një detyrim që nuk shuhet me kohën.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.