...

Presidentja Vjosa Osmani: Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë, është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë

27 vjet më parë, 147 civilë të pafajshëm u vranë mizorisht nga forcat gjenocidale të Serbisë, në mesin e tyre edhe një foshnje 6-muajshe, Dafina Qelaj. Një jetë që sapo kishte filluar, u shua barbarisht, bashkë me shumë të tjera, brenda shtëpive të tyre, vetëm pse ishin shqiptarë.

Izbica nuk është vetëm dëshmi e dhimbjes dhe e çmimit të lirisë. Është poashtu kujtesë që nuk guxon të zbehet dhe thirrje që drejtësia të mos vonojë. Krimet e Serbisë, të cilat u kryen me qëllim të shfarosjes së popullit tone, duhet të përballen me drejtësinë.

Kujtimi për të rënët është obligim, ndërsa drejtësia për ta mbetet amanet.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për martirët e dëshmorët!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.