...

Presidentja Osmani nga Prekazi buron një mesazh që nuk shuhet kurrë: Liria nuk është dhuratë, por amanet

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz.

Më pas, Presidentja Osmani është pritur nga Baca Rifat Jashari.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Kompleksin Memorial në Prekaz, çdo hap është histori, çdo gur është sakrificë.

Në kuadër të Epopesë së UÇK-së, u përkulëm me nderim para altarit të lirisë, para komandantit legjendar Adem Jashari dhe para familjes që i dha Kosovës gjithçka.

Sakrifica e tyre do të mbetet udhërrëfyesi ynë në çdo hap që bëjmë për shtetin dhe të ardhmen tonë.

Mirënjohje të thellë për pritjen e ngrohtë nga Baca Rifat, simbol i qëndresës dhe i dinjitetit të kësaj familjeje legjendare.

Nga Prekazi buron një mesazh që nuk shuhet kurrë: Liria nuk është dhuratë, por amanet.
Ky amanet do të jetojë përjetë në zemrat e shqiptarëve.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.