...

Presidentja Osmani: Sakrifica e minatorëve u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen

Sot kujtojmë grevën historike të urisë të minatorëve të Trepçës, të nisur më 20 shkurt 1989 nga rreth 1,350 minatorë, të cilët u ngritën kundër politikave shtypëse të regjimit hegjemonist serb.

Të barrikaduar në thellësitë e minierës së Stan Tërgut për tetë ditë radhazi, ata u shndërruan në simbol të guximit dhe dinjitetit. Me rezistencën e tyre, minatorët krijuan solidaritet e unitet popullor në mbarë Kosovën.

Sakrifica e tyre dridhi themelet e një pushteti që promovonte diferencim e pabarazi.

Sakrifica e tyre u kthye në kushtrim lirie dhe dëshmoi se rruga drejt lirisë hapet nga guximi i atyre që nuk dorëzohen.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.