...

Presidentja Osmani pranon letër urimi nga Lartmadhëria e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe letra urimi nga udhëheqës të tjerë të lartë shtetërorë të Emirateve

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar mesazhe urimi nga Lartmadhëria e Tij, Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan, nga Zëvendëspresidenti dhe Kryeministri i Emirateve të Bashkuara Arabe dhe njëherësh Sundimtari i Dubait, Mohammed bin Rashid Al Maktoum, si dhe nga Zëvendëspresidenti, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Oborrit Mbretëror të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mansour bin Zayed Al Nahyan, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës.

Në mesazhet e tyre, udhëheqësit e Emirateve të Bashkuara Arabe kanë përcjellë urimet më të përzemërta për Presidenten Osmani dhe qytetarët e Republikës së Kosovës, me rastin e këtij përvjetori të rëndësishëm për shtetin tonë.

 

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.