...

Presidentja: Patëm nderin të mirëpresim delegacionin e lartë të dërguar nga Presidenti i Emirateve – me një mision të qartë: mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se pas takimit të shkëlqyeshëm me Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, javën e kaluar në Abu Dhabi, sot patëm nderin të mirëpresim në Kosovë delegacionin e lartë të dërguar personalisht prej tij – me një mision të qartë: mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë.

Delegacioni i dërguar nga Presidenti i Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan është udhëheq nga Dr. Ahmed Mubarak Al Mazrouei Kryetar, Zyra e Presidentit për Çështje Strategjike, pjesë e të cilit ishin edhe: Dr. Maha Tayseer Barakat – Ndihmës Ministre për Çështjet Mjekësore dhe Shkencat e Jetës, Ministria e Punëve të Jashtme, Dr. Noura Khamis Al Ghaithi – Nënsekretare e Departamentit të Shëndetësisë Abu Dhabi, Mohamed Haji Al Khoori – Drejtor i Përgjithshëm i Fondacionit Khalifa bin Zayed Al Nahyan, Mohammed Ateeq Al Marar – Zëvendësdrejtor i Divizionit të Projekteve Teknike të Inxhinierisë C, Khamis Rashid Alshemeili – Ambasador i Emirateve të Bashkuara Arabe në Mal të Zi, Mohamed Rashid Alsuwaidi – Drejtor Ekzekutiv për Çështjet e Protokollit dhe Yousof Naser Abdulla Albuainain Almazroeui – i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së Emirateve të Bashkuara Arabe në Podgoricë.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Pas takimit të shkëlqyeshëm me Presidentin e Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, javën e kaluar në Abu Dhabi, sot patëm nderin të mirëpresim në Kosovë delegacionin e lartë të dërguar personalisht prej tij – me një mision të qartë: mbështetjen e vazhdueshme për sektorin e shëndetësisë, si dhe thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe përmes projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë.

Së bashku me delegacionin e Emirateve dhe Ministrin Vitia u mirëpritëm nga stafi e menaxhmenti i QKUK, prindër e fëmijë në spitalin e fëmijëve Sheikha Fatima, të ndërtuar nga Emiratet, si dhe vizituam lokacionin ku do të ndërtohet spitali i ri i gjinekologjisë në Prishtinë, i cili bazuar në dakordimin tonë paraprak do të bëhet me mbështetje të Emirateve.

Mëpastaj vizituam Mitrovicën ku u pritëm nga Kryetari Faton Peci dhe diskutuam edhe idenë e një projekti të ri transformues në të mirë të të gjithë qytetarëve tanë.

Mirënjohje e thellë për Lartësinë e tij, Presidentin Mohamed bin Zayed Al Nahyan, si dhe për Lartësinë e saj, Sheikha Fatima Bint Mubarak, për mbështetjen, besimin dhe miqësinë e sinqertë ndaj Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.