DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Sot në Prishtinë, në Orllan, e në sheshin e Podujevës, u përkulëm para themeleve të lirisë sonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se me 31 janar 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ranë heroikisht për atdhe dhe frymëzuan mijëra djem e vajza që t’i bashkohen rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vënë jetën në shërbim të lirisë.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot në Prishtinë, në Orllan, e në sheshin e Podujevës, u përkulëm para themeleve të lirisë sonë.

Më 31 janar 1997, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha ranë heroikisht për atdhe dhe frymëzuan mijëra djem e vajza që t’i bashkohen rradhëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke vënë jetën në shërbim të lirisë.

Lavdi e përjetshme heronjve të UÇK-së, që e kthyen sakrificën në fitore, gjakun në themel shteti dhe rënien në triumfin e lirisë së Kosovës!

This site is registered on wpml.org as a development site.