...

Presidentja Osmani: Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha, patriotët që nuk e njohën frikën dhe i dhanë gjithçka lirisë së Kosovës

Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984, në Kodrën e Trimave në Prishtinë, patriotët Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha ranë heroikisht në përballje me forcat e regjimit serb. Dy djem që nuk e njohën frikën dhe i dhanë gjithçka lirisë së Kosovës.

Si ideatorë të Komitetit të Studentëve, ata i paraprinë Pranverës Studentore të vitit 1981, duke qenë kumt i hershëm i përpjekjes së madhe për çlirim. Rënia e tyre heroike shënoi fillimin e një kontributi që do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë për lirinë e Kosovës.

Rexhep Mala dhe Nuhi Berisha jetojnë te secili prej nesh që mban në zemër atdheun, në çdo hap që bën Kosova dhe janë dëshmi se guximi dhe flijimi i tyre janë respekt dhe kujtesë e jona e përhershme.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.