...

Presidentja Osmani vizitoi Gjakovën dhe Malishevën për të parë nga afër situatën pas vërshimeve dhe për t’u njohur me nevojat e qytetarëve që u evakuuan

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar sot Gjakovën dhe Malishevën për të parë nga afër situatën pas vërshimeve dhe për t’u njohur me nevojat e qytetarëve që u evakuuan.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot vizituam Gjakovën dhe Malishevën për të parë nga afër situatën pas vërshimeve dhe për t’u njohur me nevojat e qytetarëve që u evakuuan.

Takuam kryetarët e këtyre dy komunave, Ardian Gjinin dhe Ekrem Kastratin, si dhe disa nga familjet e prekura, për t’u siguruar që asnjë familje të mos mbetet pa mbështetjen e nevojshme.

Këto situata na kujtojnë sa i rëndësishëm është solidariteti dhe bashkëpunimi kur qytetarët përballen me vështirësi sikurse kjo.

Një falënderim i veçantë shkon për ekipet e emergjencës, ato lokale e qendrore, Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave, zjarrfikësit dhe policinë, që ishin në krye të detyrës, duke mbrojtur jetët dhe pronat e qytetarëve. Si gjithnjë, FSK është në gjendje gatishmërie në rast nevoje.

Bashkë mund t’i tejkalojmë sfidat!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.