...

Presidentja Osmani: Angazhimi i Forcës sonë të Sigurisë dhe i Policisë së Kosovës përgjatë gjithë vitit na ka bërë krenar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në ditën e fundit të këtij viti ka vizituar institucionet e sigurisë.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Edhe këtë fundvit vizituam institucionet tona të sigurisë, gratë dhe burrat tanë që edhe në ditë feste, qëndrojnë në detyrë për të garantuar rendin, sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës sonë.

Angazhimi i Forcës sonë të Sigurisë dhe i Policisë së Kosovës përgjatë gjithë vitit na ka bërë krenar. Puna e tyre edhe gjatë ndërrimit të motmoteve është dëshmi e zbatimit të ligjit dhe e mbrojtjes së qytetarëve në çdo orë dhe në çdo ditë të vitit. Për këtë punë të palodhur dhe për këtë shërbim jetik, shprehim mirënjohjen më të thellë.

Le të jetë Viti i Ri një vit i përparimit të mëtejshëm dhe i shërbimit me nder ndaj Republikës së Kosovës.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.