Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Zotëria i Parë, Prindon Sadriu, kanë votuar sot në zgjedhjet parlamentare, në qendrën e votimit në Fakultetin Teknik.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Dilni votoni dhe jepni zë vullnetit tuaj!
Sa më masive të jetë pjesëmarrja, aq më e qartë rruga përpara.
Konstituimi i shpejtë i Kuvendit dhe krijimi pa vonesë i Qeverisë janë jetike për stabilitetin, sigurinë dhe zhvillimin e vendit.







