DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani vizitoi fëmijët e mrekullueshëm të Down Syndrome Kosova në Ferizaj

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka vizituar fëmijët e mrekullueshëm të Down Syndrome Kosova në Ferizaj.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Sot vizitova edhe fëmijët e mrekullueshëm të Down Syndrome Kosova në Ferizaj, të cilët me buzëqeshjet dhe shpirtin e pastër na kujtojnë se dashuria dhe humaniteti janë forca më e madhe që kemi.

Në Ditën Botërore të personave me nevoja të veçanta, shprehim mirënjohje të thellë për prindërit, mësuesit dhe stafin që çdo ditë krijojnë një hapësirë të sigurt, të ngrohtë dhe mbështetëse për ta.

This site is registered on wpml.org as a development site.