Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në 81 vjetorin e lindjes ka kujtuar Presidentin historik dr. Ibrahim Rugova.
Presidentja Osmani ka shkruar:
I lindur 81 vjet më parë, arkitekti i pavarësisë, Presidenti historik dr. Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe vendosmërisë në kohë të errëta, si dhe udhërrëfyes drejt lirisë dhe pavarësisë.
Me urtësinë, kulturën politike dhe vizionin largpamës, Presidenti Rugova e ngriti çështjen e Kosovës në majat e diplomacisë botërore.
Ai mbetet frymëzim i përhershëm, simbol i qëndresës dhe i ëndrrës së madhe për një Kosovë të lirë, të pavarur dhe demokratike.
Trashëgimia e Presidentit është testament për paqen, për shtetin sovran dhe të integruar në familjen euro-atlantike.
Lavdi jetës, veprës dhe idealit të Presidentit historik!
Foto: Hazir Reka
Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN
