DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani: Duke u kthyer nga Shqipëria, u ndalëm në komunën piktoreske të Dragashit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka vizituar komunën e Dragashit.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Duke u kthyer nga Shqipëria, u ndalëm në komunën piktoreske të Dragashit.

Sharri ka traditë, përkushtim dhe bukuri të jashtëzakonshme që kthehen në zhvillim ekonomik. Me kryetarin Bexhet Xheladini diskutuam për projektet që po e ndryshojnë jetën e qytetarëve dhe potencialin e madh që ka kjo komunë. E falënderoj për mikpritjen e tij, së bashku me anëtarët e qeverisë komunale dhe të kuvendit komunal, të cilët përfaqësojnë të gjitha komunitetet.

This site is registered on wpml.org as a development site.