Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të “The Humboldt Speeches on Europe”, ka folur për Kosovën, jo thjesht si një shtet të ri, por si një dëshmi e gjallë se besimi, qëndrueshmëria dhe forca e qytetarëve mund të ndërtojnë dritë edhe nga plagët e luftës.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Ishte nder të flas sot në kuadër të “The Humboldt Speeches on Europe”, një forum prestigjioz për krerë shtetesh nga Evropa, ku fola për Kosovën tonë – jo thjesht si një shtet të ri, por si një dëshmi e gjallë se besimi, qëndrueshmëria dhe forca e qytetarëve mund të ndërtojnë dritë edhe nga plagët e luftës.
Në këtë ndërtesë historike, në zemër të Berlinit, Kosova u paraqit si një histori e demokracisë që triumfon, e vlerave që bashkojnë dhe e shpresës që e bën Evropën më të fortë, më humane dhe më të bashkuar.

