DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja: Nder i veçantë që sot, në emër të popullit të Kosovës, ta nderoj me Medalje Presidenciale të Meritave Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në një ceremoni të veçantë e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave, Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Nder i veçantë që sot, në emër të popullit të Kosovës, ta nderoj me Medalje Presidenciale të Meritave Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, një mik i vërtetë i vendit tonë dhe i futbollit që bashkon njerëzit përtej kufijve.

Faleminderit, President Infantino, që qëndruat me ne si në triumfe, ashtu edhe në sfida.

Kosova do të jetë përherë mirënjohëse!

This site is registered on wpml.org as a development site.