Më 26 shtator 1998, në Abri të Epërme, forcat gjenocidale serbe kryen njërën nga masakrat më të tmerrshme duke vrarë 23 anëtarë të familjes Deliu, nga të cilët, fëmijë 2-vjeçarë e deri te pleq 94-vjeçarë.
Sot përulemi me dhimbje e respekt para tyre dhe para dëshmorëve të UÇK-së të fshatrave Abri, Negroc e Vuçak, të cilët ranë për liri.
Kjo masakër mbetet dëshmi e gjenocidit dhe egërsisë së regjimit kriminal të Serbisë, që ende pret drejtësi.
Kujtimi për martirët e Abrisë qoftë i përjetshëm!