Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë sot në ceremoninë e shënimit të 26-vjetorit të themelimit të Policisë së Kosovës.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Policia e Kosovës, 26 vjet qëndresë, besnikëri dhe guxim!
Nga ditët e para të themelimit e deri sot, Policia jonë ka qenë dhe vazhdon të jetë mburojë e Republikës, me përkushtim e sakrificë.
Përulemi me nderim para policëve që ranë në krye të detyrës dhe shprehim mirënjohje për çdo polic e police që çdo ditë i mbajnë të forta themelet e shtetit tonë.
Lavdi policëve të rënë në detyrë! Urime 26-vjetori i Policisë së Kosovës!









