Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar Ditën e Çlirimit, nga Tokio.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Gëzuar Dita e Çlirimit, kësaj radhe nga Tokio!
Nga Kosova në Japoni, shpirti i çlirimit dhe vendosmërisë së popullit tonë nuk shuhet kurrë. Kjo ditë na kujton se çdo betejë për drejtësi është beteja e të gjithëve, pavarësisht se ku ndodhemi në botë.
Liria na bashkon – sot dhe përherë.

















