Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka shprehur mirënjohjen thellë për të gjithë artistët dhe organizatorët e koncertit “Kanga jonë 2025 – Të fala nga Prishtina”.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Mirënjohje të thellë për të gjithë artistët dhe organizatorët që e bënë koncertin “Kanga jonë 2025 – Të fala nga Prishtina”, një natë të paharrueshme dhe përmbyllëm me dinjitet Forumin Ndërkombëtar WPS.
Një mbrëmje e veçantë, kushtuar muzikës dhe kulturës sonë, në nderim të 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës, nën tingujt e këngëve të Musa Piperkut, artistit që me veprat e tij të paharrueshme pasuroi jetën tonë dhe dha një kontribut të pashlyeshëm për muzikën shqipe. Pata nderin t’ia ndaj Medaljen Presidenciale të Meritave, post mortem, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm.




























