Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Presidentja Osmani ka shkruar:
Kënaqësi ta mirëpres sot Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, e cila po qëndron në Kosovë për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Bashkë, diskutuam rëndësinë e bashkëpunimit midis dy shteteve tona simotra.



