...

Me ftesë të Presidentes së Konfederatës Zvicerane, Zoteriu i Parë i Republikës së Kosovës, z. Prindon Sadriu, shoqëroi Presidenten e Republikës, Vjosa Osmani-Sadriu, gjatë vizitës shtetërore historike në Zvicër

Z. Sadriu mori pjesë në të gjitha aktivitetet protokollare të zhvilluara gjatë dy ditëve të vizitës, përfshirë pritjen shtetërore ceremoniale në Bundesplatz të Bernës, pritjen në rezidencën Lohn Manor ku ai, bashkë me Presidenten Osmani-Sadriu dhe çiftin presidencial zviceran, u shënua në librin e mysafirëve të veçantë, si dhe në banketin shtetëror dhe darkën zyrtare.

Gjatë ditës së parë, z. Sadriu realizoi edhe një vizitë të ndarë, bashkë me homologun e tij zviceran, dr. Morten Keller, në Institutin e Kërkimeve Mjekësore në Spitalin Kantonal të Bernës. Ky institut përfaqëson një qendër të rëndësishme kërkimore në fushën e mjekësisë dhe inovacionit teknologjik, me fokus në zhvillimin e zgjidhjeve për sfidat globale të shëndetit publik. Gjatë vizitës, homologët u njohën me projekte që kontribuojnë në përmirësimin e sistemeve shëndetësore përmes kërkimeve të avancuara dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

Në ditën e dytë, Zoteriu i Parë mori pjesë në të gjitha aktivitetet zyrtare të zhvilluara në kantonet Thurgau, St. Gallen dhe Gjenevë, bashkë me Presidenten Osmani-Sadriu.

Po ashtu, z. Sadriu zhvilloi bashkëbisedime me Ministrin e Punëve të Jashtme të Zvicrës, z. Ignazio Cassis, si dhe me anëtarë të tjerë të Këshillit Federal dhe peronalitete të mërgatës tonë në Zvicër. Në këto takime u diskutuan çështje kyçe të forcimit të partneritetit ndërmjet dy shteteve.

Kjo vizitë shtetërore theksoi lidhjet e forta ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, duke hapur horizonte të reja për bashkëpunim të qëndrueshëm në të ardhmen.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.