DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujton përvjetorin e masakrës në Stagovë të Kaçanikut

Më 21 maj 1999, forcat serbe të regjimit gjenocidal të Serbisë vranë mizorisht 13 civilë në Stagovë të Kaçanikut, përfshirë 7-vjeçarin Fitim Gudaqi. Në mbrojtje të civilëve, dëshmor ra edhe pjesëtari i UÇK-së, Ekrem Gudaqi.

Kjo masakër, ndër më të tmerrshmet në Kosovë, u hetua nga Tribunali i Hagës, por askush nuk u dënua. Paramilitarët serbë shkatërruan mbi 90 shtëpi nga 180 sa kishte fshati dhe vranë bagëtinë.

Kjo ditë mbetet simbol i dhimbjes dhe qëndresës.

Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët dhe ata që u flijuan për liri!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN

This site is registered on wpml.org as a development site.