...

Presidentja Osmani takoi Kryeministrin e ri belg, Bart De Wever

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të Komunitetit Politik Evropian (EPC), është takuar me Kryeministrin e ri belg, Bart De Wever.

Presidentja Osmani ka shkruar:

Në Tiranë, kisha kënaqësinë ta takoj Kryeministrin e ri belg, Bart De Wever.

Bashkë, diskutuam për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes dy shteteve tona, mbështetjen e vazhdueshme të Belgjikës për integrimin euroatlantik të Kosovës, situatën e sigurisë në rajon, si dhe nevojën për heqjen e masave të padrejta kundër qytetarëve tanë.

Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e partneritetit me Belgjikën.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.