DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë, Maurizio Antonini.

Presidentja Osmani i uroi ambasadorit Antonini mirëseardhje dhe suksese në misionin e tij diplomatik në Kosovë, duke theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në të gjitha fazat kyçe të shtetndërtimit dhe forcimit të pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit dypalësh në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Po ashtu, në takim u nënvizua rëndësia jetike e ecjes përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të shtetit tonë.

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.