DR. VJOSA OSMANI SADRIU
PRESIDENTE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS
...

Presidentja Osmani përkujton Betejën e Çabratit: Beteja e Çabratit është piedestali i qëndresës dhe lavdisë!

Beteja e Çabratit është piedestali i qëndresës dhe lavdisë!

Në ballë të historisë, aty ku gjaku i lirisë u bë flamur, qëndruan vajzat dhe djemtë e Brigadës 137 “Gjakova”, të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Me zemër e besë, ata mbrojtën Gjakovën nga barbaria e regjimit gjenocidal serb.

Në atë betejë të lavdishme ranë heroikisht 26 luftëtarë të UÇK-së, u vranë mizorisht afër 100 banorë dhe u rrëmbyen me dhunë mbi 300 të tjerë.

Çabrati është betim për liri, kujtesë e përhershme dhe thirrje për drejtësi.

Lavdi dëshmorëve! Nderim për të rënët! Drejtësi për të pagjeturit!

Ky postim është gjithashtu i disponueshëm në gjuhë: EN SR

This site is registered on wpml.org as a development site.